Rock grupi “ Elita 5 “

Article published on Feb. 17, 2012
community published
Article published on Feb. 17, 2012
Liridona Vejseli Ti s'mund ta pushtosh Asnjëherë zemrën time Si konkuistatori Amerikën Latine S'ta kam vjedhur zemrën Une ty me revole Pa asnjë shpresë më thua Se jam Al Kapone ... Janë vargjet e njërit nga hitet e shumta të grupit më të mirënjohur nga Maqedonia, respektivisht nga Tetova, Elita 5.
6826_134221533428_22604133428_2626379_806847_n.jpg Rock grupi “Elita 5” u krijua në fillim të viteve 90’ -ta në Tetovë, dhe që atëherë pushtuan zemrat e të gjithë fansave të muzikës rock dhe të atyre që kanë shije për muzikë të mirëfilltë, jo vetëm në Maqedoni por dhe në Kosovë, Shqipëri dhe çdo kund tjetër ku jetojn shqiptarë. Janë shëndëruar në legjendë të gjallë nëpër gjitha trojet shqiptare e më gjërë duke u bërë kështu simbol i kombit shqiptar në përgjithsi dhe muzikës shqiptare në veçanti. Sikur koha ju pershtatej atyre, sepse çdo vitë sillnin risi të mëdha për publikun. Krijuan këngë që po këndohet nëpër gjenrata dhe që çdo herë do të ngelin hite të pavdekshme. Elita 5 realizonte koncertet që ishin të stërmbushura me adhuruesit e zjartë të tyre. Në çdo mbrëmje që organizohej nëpër kafenetë tona, gjithmonë për ëmbëlsirë në fund lansojnë disa nga hitet e rock grupit Elita 5 që të gjithe të rinjët i dinë përmendësh. 166423_499406643428_22604133428_6293102_7922488_n.jpg Grupi i cili quhet ndryshe “ ata qe flasin për të vërtetën e shpirtit” vazhdojnë ende të jenë të tillë edhe sot e kësaj dite. Së fundmi kanë nxjerrë në treg këngë “Nuk jam diktator” të cilës i shoqëruan edhe klipin. Si gjithmonë edhe me këtë kënga ja arritën qellimin u vlersuan lartë nga kritikët, dhe u uruan që të vazhdojnë më hite të tjera. Tetova ska si të jetë më krenare për frupin e tyre më të dashur Elita 5.