Në të bardhë

Article published on Feb. 8, 2012
community published
Article published on Feb. 8, 2012
Elida Lyd Zylbeari Bie borë në Maqedoni. Shtëpitë, rrugët dhe jeta janë mbuluar me ata fjolla të vockla të ftohta të natyrës. Në shikim të parë e gjithë kjo të duket e dashur, duke pasur parasysh të qeshurat e fëmijëve duke luajtur me topa bore si dhe nga fakti që bora ka mbuluar tërë papërsosshmërinë e jetës urbane.
Tetova_Qyteti_i_Studenteve.jpgSumeja_Zylbeari.jpgTetova qytet i studenteve

Nga ana tjetër, ky idil i bardhë ka krijuar një rrëmujë aq të madhe në qarkullimin rrugor në qytetet tona sa që vetëm Perëndia vetë mund ta rregullojë atë. Në tërë Shkupin jam duke parë vozitës të acaruar dhe këmbësorë të hutuar. Me sa duket Nëna Natyrë është duke luajtur komedi me ne njerëzit e thjeshtë. Dhe shërbimet që pastrojnë rrugët, oh, ata nuk janë dembelë, joo, por vetëm se bora është më ambicioze se ata. Skopje1.jpgRober_Atansovski.jpg

Por prapëseprapë, nuk mund të jetë dhe aq keq. Vërtetë? Edhe pse më shkoi tërë jeta për të arritur deri te kafeneja ime e preferuar në Tetovë, e pash prefektin të shoqëruar me disa qytetarë të zellshëm të cilët pastronin rrugët e qytetit. Wow, dua të shoh më shumë aktivitete të tilla. mayor.jpg

Le të na mësojë Nëna Natyrë një mësim, vë bast se të gjithë do të ishim pajtuar me thënien se të bashkuar jemi më të fuqishëm. Çfarë dua të them është se, njerëz ndërpriteni këtë urrejtje groteske mes etnive, bashkohuni, njëjtë sikur fjollat kokëfortë i pushtuan qytetet tona së bashku në një frymë, ejani të pushtojmë vetëdijen tonë dhe të fillojmë të punojmë për gjërat e duhura. Cilat janë ato? E pra, për këtë, të dashur do të duhet të vendosi vetë, vetëm hapeni mendjen! Dhe po, kënaquni me pajmet :) Jeton_Aliji.jpgViktor_Stoimirov.jpgtetova1.jpgsk_bus.jpgDoc Rod

Fotografitë janë të huazuara :)